Amerikanët së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyra u bë Ambasadë.
Që nga viti 1999, qeveria e SHBA-së ka investuar në Kosovë rreth 2 miliardë dollarë, dhe ka ndërtuar një objekt të ri të ambasadës me vlerë shumëmilionëshe në dollarë, që është hapur sot, më 4 korrik 2019, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, edhe në këtë ditë tha se Amerika çdo herë do të u dal përkrah kosovarëve kudo që janë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe të qetë për gjithë qytetarët.
“Kjo ambasadë është dëshmi fizike e partneritetit të fortë në mes Amerikës dhe Kosovës dhe do të vazhdojmë të sjellim rrugëtimin për paqe, prosperitet të gjithë njerëzve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me juve kudo që te jeni”, tha ai. Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë punuar fortë të kenë një shtet të tillë dhe se e meritojnë respektin e ShBA-së.