Moskë, 5 prill – Tre fëmijë e humbën jetën, ndërsa dy janë plagosur rëndë në një zjarr në rajonin Sverdllovsk në Rusi, kumtuan sot autoritetet lokale.
Në zjarrin, i cili ndodhi rreth orës 2 pas mesnate sipas kohës lokale në fshatin Jelan, jetën e kanë humbur fëmijët e lindur në vitin 2011, 2012 dhe 2014.
Një foshnjë njëmuajshe dhe një fëmijë tetëvjeçar janë nxjerrë nga zjarri para se të vijnë zjarrfikësit dhe ata janë dërguar në spital në gjendje kritike.
Zjarri ka ndodhur në shtëpitë e ashtuquajtura për një familje dhe ka kapluar sipërfaqe prej 120 metra katrorë.