Shkup, 22 dhjetor – Turistët e Maqedonisë, vitin e ardhshëm do të marrin oferta speciale të volitshme për pushim në Zllatibor. Sipas Memorandumit për bashkëpunim, që e kanë nënshkruar sot Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) dhe organizata turistike “Zllatibor” nga Serbia, ofertat do të vlejnë për dy sezonet edhe për sezonin veror edhe për atë dimëror, ndërsa do të promovohet në mars të vitit 2017. Qëllimi i Memorandumit, siç është thënë është që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve. “LOE e zgjeron bashkëpunimin dypalësh në plan rajonal. Nënshkrimi i Memorandumit, me të cilin turistët e Maqedonisë do të marrin çmime speciale për qëndrim në qendrën më të vizituar dimërore në Serbi, është rezultat i angazhimit disamujor të LOE, në kuadër të së cilës kemi organizuar takime me ambasadorët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH-së”, deklaroi kryetari i LOE, Dragan Mitkovski. Ai shtoi se me realizimin e aktiviteteve të parashikuara në Memorandum, pret që të rritet vëllimi i turistëve serbë dhe të Maqedonisë në dy palët. Qendra turistike Zllatibor është mes qendrave më atraktive në Serbi dhe brenda një viti tërheq deri në 25.000 turistë.