Nga viti 2017 me sëmundje malinje hematologjike 500 pacientë të sapodiagnostifikuar

Shkup, 5 shtator – Ngritja e vetëdijes publike te popullata për sëmundje malinje hematologjike – leucemi, limfome dhe mielome, ndërsa pacientët ta ngritin zërin e tyre për trajtim më të mirë, diagnozë më të mirë, qasje bashkëkohore të terapisë, siç kanë edhe vendet tjera evropiane dhe vendet e botës. Këto janë qëllimet e Shoqatës për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje hematologjike dhe kujdestarët e tyre “Hema”, e cila e shënon shtatorin, muajin botëror për ngritje të vetëdijes për malinjet hematologjike, njofton Koha.mk

Mjekja Mirjana Babamova nga Shoqata “Hema” deklaroi se për herë të parë në shtet e shënojnë shtatorin – muajin botëror për ngritje të vetëdijes për sëmundjet malinje hematologjike.

“Në nivel global në çdo 35 sekonda diagnostifikohet nga një pacient me sëmundje malinje hematologjike. Në vendin tonë, në pajtim me të dhënat e Klinikës Universitare për Hematologji në Shkup nga viti 2017, ka të diagnostifikuar të ri rreth 500 pacientë me ndonjë sëmundje malinje hematologjike.

Mjeku Oliver Karanfilski nga Klinika Universitare për hematologji në Shkup informon se trajtimi i sëmundjeve hematologjike gjithkund ka princip të njëjtë dhe për atë ekzistojnë udhëzime të caktuara të cilat shtypen dhe rishikohen, disa herë në vit.

Sipas tij, nëse duam të shkojmë më përpara do të duhet, mes tjerash, t’i harmonizojmë edhe nevojat dhe mundësitë e shoqërisë për shërim të gjendjeve të tilla. Informon se praktikisht koha e diagnozës deri te trajtimi është zbatuar në minimum sepse ilaçet me të cilat duhet të shërohen pacientët janë në dispozicion në Klinikë, nuk porositen direkt për çdo pacient, por ka plan dhe sasi të caktuar.

Milanço Arsovski, pacient me sëmundje hematologjike dhe kryetar i filiales së “Hema”-s në Veles i inkurajoi pacientët me sëmundje malinje hematologjike t’i kërkojnë të drejtat e tyre, përmes shoqatës, siç është “Hema”. Porositi pacientët të paraqiten për t’u ndihmuar në shërimin e tyre. (koha.mk)