Numri i të vdekurve në vërshimet në Nigerinë qendrore dhe jugore u rrit në 199 njerëz. kumtoi sot Agjencia nacionale për situata të jashtëzakonshme.
Nga vërshiemt e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të cilat filluan para tre javëve, janë goditur një e treta nga gjithsejt 36 shtetet federale nigeriane.
Sezoni i reshjeve të shiut pothuajse çdo vit shkakton vërshime në Nigeri, ndërsa në vitin 2012 jetën e humbën 363 njerëz.