Nga vera e ardhshme roaming më të lirë me Greqinë

Shkup, 5 dhjetor – Nga sezoni i ardhshëm turistik veror qytetarët do të shfrytëzojnë roaming më të lirë me Greqinë, paralajmëroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, njofton KOHA.

“Këtë që mund ta paralajmëroj para fillimit të sezonit të ardhshëm turistik veror është se kemi bashkëpunim me një pjesë të operatorëve të cilët funksionojnë në të dyja vendet dhe se qytetarët do të kenë mjaft, mjaft çmime më të ulëta për roaming me Greqinë”, deklaroi Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës kushtuar Strategjisë për administratë publike 2018-2020. (koha.mk)