Tiranë, 11 dhjetor – Policia shqiptare informoi se janë deportuar 173 shtetas shqiptarë të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e azilit në Francë dhe vende të tjera nga zona e Shengenit, njofton KOHA.
Policia thekson se operacioni për deportim është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për kufi evropian dhe roje bregdetare, Frontes dhe zyra franceze për emigrim (O.F.I.I.).
“Sot në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës me dy fluturime janëd eportuar 173 shtetas shqiptarë të cilët kanë qëndruar ilegalisht në Francë dhe vende të zonës së Shengenit. me fluturimin e parë janë kthyer 38 persona, prej tyre 33 nga Franca dhe pesë nga Belgjika. Me fluturimin e dytë nga Lioni, Francë, vullnetarisht janë kthyer 135 shtetas shqiptarë”, qëndron në kumtesën policore.
Në të njejtën kohë ceket se Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe u bëhet thirrje qytetarëve “se nuk duhet të kërkojnë azil sepse gjasat për marrjen e tij janë të barabarta me zero”.
Sipas statistikave policore vetëm gjatë muajit të kaluar janë deportuar 500 shtetas shqiptarë, më së shumti nga Franca dhe Gjermania. (koha.mk)