Khabib Nurmagomedov së fundi është kampion i kategorisë deri në 70 kg në UFC, por çdo kush dëshiron të dijë më shumë rreth jetës së tij. I lindur në rajonin Dagestanit në Rusi, 30-vjeçari ka folur shumë për jetën e tij dhe pasionin për artet marciale.
Ai shprehet se jetesa ka qenë shumë e vështirë sepse vendi i tij ka qenë gjithmonë në luftë për pavarësi ndaj Rusisë, por kjo e ka berë atë më të fortë. Shtysa më e madhe për të është babai i tij, të cilit i dedikoi dhe fitoren e sotme. “Kam jetuar me 15 vëllezër në një shtëpi. Babai na stërviste në mëngjes dhe në darkë”, është shprehur Khabib në dokumentuarin kushtuar jetës së tij.
Khabib Nurmagomedov arriti që të bënte fitoren e 27 nga 27 ndeshje që ka bërë në karrierën e tij. Ajo kundër Conor McGregor është dhe ndeshja e jetës së tij, pasi mundi një nga rivalët më të fortë në botën e MMA-së.