Lionel Messi sot kap shifrën e 32 viteve mbi supe, plot vite që “pleshti” argjentinas ka qëndruar në majat e futbollit elitar, më saktë që nga dita e parë kur debutoi me fanellën e Barcelonës, e deri në këto ditë që flasim.
Gjatë karrierës së tij kemi parë magji nga më të mëdhatë nga këmbët e këtij njeriu, që vetëm nga planeti i njerëzve nuk është.
Tifozët kanë votuar për 10 golat më të bukur në karrierën e tij, duke filluar nga goli me kokë ndaj United, tek turpërimi i Boateng ndaj Bayern Munchen, goli ndaj Real Madridit dhe dy magjitë më të mëdha, atë ndaj Athletic Bilbao dhe mbi të gjithë goli ndaj Getafe.
Shijoni këto 10 gola: