“Mundo Deportivo” e hap sot edicionin e saj në versionin print duke njoftuar se Barcelona po punon për të përmirësuar kontratat e disa prej pjesëve kyç të ekipit të Ernesto Valverde. Në mes të tjerave, kjo gazetë spanjolle shpjegon se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të filluar marrjen e vendimeve.
I pari, me të cilin duhet të sigurohet vazhdimësia, është trajneri Ernesto Valverde, edhe pse ai e di se duhet të punojnë me qetësi. Rastet e Jordi Alba, Rakitic, Sergio Busquets, Munir, Rafinha, Vermaelen dhe e trajnerin janë të hapura.
Arturo, nga ana e tij, i jep mbulesën Arturo Vidalit, i cili thotë se është gati për të hyrë në ekipin fillestar. Sikurse dihet, ka qenë një merkato e ethshme dhe e kënaqshme këtë verë për Barcelonën, me nënshkrimin e Arturo Vidal, Lenglet, Arthur dhe Malcom, si dhe transferimin në dalje të Paulinho, Yerry Mina, Digne, Deulofeu, Aleix Vidal dhe Marlon, André Gomes, Alcacer, Douglas dhe Ortolà.
Tashmë, departamenti i menaxhimit sportiv të Barcelonës ka në duar “plan renove”, i cili e shtyu prej Kupës së Botës. Nëse është siguruar vazhdimësia sezonale për Messin (2021), Pique (2022), Sergi Roberto (2022) dhe Umtiti (2023), tani është duke u punuar me rinovimet, ose përmirësimet kontraktuale të lojtarëve të cituar në fillim të shkrimit.