Tragjedia e Chapecoense, ku rrëzimi i avionit i kushtoi jetën 75 personave ishte ngjarja e shtatë e rëndë ku fluturimet rezultojnë fatale për sportistët. Nga Torino e vitit 1949 te Manchester United i vitit 1958, pa harruar kombëtaren italiane të notit apo një skuadër regbie në Uruguaj. Ja cilët janë precedentët e tragjedive ajrore…
4 maj 1949. Kjo datë dhe vendi Superga do të mbeten përgjithmonë në memorien e italianëve dhe futbollit botëror. Në atë vend, në mënyrën më tragjike të mundshme, u mbyll cikli i Torinos, pikërisht kur bota, në fund të luftës së parë botërore, filloi të mësohej me transportin ajror. Rrëzimi i avionit shoi të gjithë ekipin italian, që kishte fituar shtatë kampionate të Serie A.
6 shkurt 1958. Një tjetër skuadër e futbollit, një ekip i madh, nisi të qajë për viktimat. Udhëtimi numër 609 i “British European Airways” u rrëzua në tokë, pak para nisjes. Në bord ishin futbollistët e Manchester United. 24 vetë humbën jetën. Shpëtoi trajneri Matt Busby dhe futbollisti Bobby Charlton, i cili gjatë karrierës së tij do të bëje legjendë e United dhe Anglisë.
28 janar 1966. Tragjedia përfshiu kombëtaren italiane të notit në një transfertë në Bremen, për një aktivitet ndërkombëtar. Ende nuk janë të qarta rrethanat përse u rrëzua “Convair CV-440”, avioni i “Lutfhansa”, që u nis nga Frankfurti për në Bremen. Askush mes 46 pjesëtarëve të delegacionit nuk mbijetojë. Lista përfshiu edhe 7 notarë dhe trajnerin e tyre.
13 tetor 1972. Fluturimi 571 i “Fuerza Aerea Uruguaya” u rrëzua në Andet e Perusë. Mes pasagjerëve ishte skuadra e regbisë “Old Christian Club di Montevideo”. 29 persona humbën jetën, 16 prej tyre shpëtuan. Mënyra si rrodhën ngjarjet frymëzuan libra dhe filma. Të mbijetuarit, të bllokuar në mes të maleve, nisën të ushqehen me kufomat e shokëve.
29 nëntor 1975. Gjatë kthimit nga pista franceze “Paul Ricard” humbi jetën kampioni i automobilizmit Graham Hill. Avioni i tij privat “Piper Atzec” u rrëzua në një fushë golfi në Arkley, në veri të Londrës. Bashkë me të u ndanë nga jeta edhe katër mekanikë të skuadrës dhe piloti rezervë, shumë premtues për të ardhmen, britaniku Tony Brise. Djali i tij, Damon Hill ishte 15 vjeç, më vonë edhe ai do të bëhej kampion bote si i ati.
27 prill 1993. Për shkak të një zjarri u rrëzua avioni “DHC-5 Buffalo” me në bord skuadrën kombëtare të futbollit të Zambias, e drejtuar për një Dakar ku do të luante një ndeshje kundër Senegalit, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 1994. Askush nuk mbijetoi. Trupat e viktimave u varrosën te varrezat e dëshmorëve në vendin afrikan, shumë pranë stadiumit.