Tërmet me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar në afërsi të bregut jugor të Alaskës, kumtoi Institutit amerikan gjeofizik.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për paraqitje të cunamit.
Paraprakisht, Institutit amerikan gjeofizik kumtoi se tërmeti ishte me intensitet prej 6,7 ballëve.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 41 kilometrave dhe në thellësi prej 12 kilometrave nga Enkorixhi, qyteti më i madh në veri të shtetit federal amerikan.
Pas tërmetit të fuqishëm vijoi tërmet më i dobët.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima, ndërsa është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.
Në Alaskë në vit mesatarisht ka nga 40.000 tërmete, ndërsa numri më i madh i tyre se të fuqishme.
Më 27 mars të vitit 1964 në Alaskë u regjistrua tërmeti më i fuqishëm në historinë e SHBA-së, me intensitet prej 9,2 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 120 kilometra në lindje të Enkorixhit dhe më pas vijoi cunami, ku e humbën jetën rreth 130 persona.