Vjollca SADIKU
Dibër, 11 maj – Dibra gjatë dekadave ka pasur një kontinuitet të vërtete në lidhje me informimin të popullatës. Ky qytet i cili është dalluar nga numri i madh i intelektualëve, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar sistemit të informimit publik, i cili de fakto ka qenë edhe një element pozitiv që tregon qytetërimin të këtij vendbanimit të lashtë, shkruan gazeta KOHA. Fillet e informimit datojnë para një shekulli, kur popullata e Dibrës është informuar nga individët të cilët quheshin në atë kohë tellallxhinjë. Ky sistem i informimit ka qenë që prej viteve të 30 e ka zgjatur deri kah vitet të 50-ta. Qyteti dhe institucionet të cilët kanë udhëhequr atë, lajmërimet dhe informatat të ndryshme i kanë publikuar nëpërmjet individëve në fjalë të cilët në pjesë të ndryshme të qytetit, duke bërë thirrje nëpërmjet barabanëve, kanë publikuar informatat dhe shpalljet para qytetarëve.
Një moment shumë me domethënie për informimin lokal pas viteve të 50-ta ka pasur informimi nëpërmjet autoparlanteve. Bëhet fjalë për sistem informimi i cili është dirigjuar nga Shtëpia e punëtorëve, e cila ka pasur edhe një përgjegjës për të bërë dhe për të lexuar informatat që i drejtoheshin popullit. Vite me radhë përgjegjës i kësaj Qendre për informimin e autoparlantave, që ishin të vendosur në disa pjesë të rrugës qendrore, ka qenë i ndjeri Abedin Shehu. Pothuajse të gjithë aktivitete që janë realizuar në qytet dhe komunë janë publikuar nëpërmjet këtij sistemi të informimit. Një rol të veçantë në informim ka pasur edhe radioja lokale- Radio Dibra. Ajo është themeluar në vitin 1965 dhe një ndër themeluesit ka qenë Halit Basha, i cili tregon për KOHA se radiostacioni lokal ka pasur një teknikë modeste dhe ka pasur disa orë program në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Me funksionimin e radios u ndërpre nevoja që popullata të informohet me altoparlant. Vite me radhë Radio Dibra luajti një rol të fuqishëm në informimin e popullatës. Vazhdoi një rritje kadrovike dhe teknike e Radio Dibrës dhe viteve të 90-ta, ky radio stacion me punën e tij në shumë Festivale të Radios mori shpërblime të shumta si për emisionet informative ashtu edhe për emisionet dokumentare dhe muzikore, thekson Basha. Me fillimin e proceseve demokratike dhe tranzicionin pas shpërndarjes të ish Jugosllavisë në Dibër, filluan aktivitetet të shumë radiove private, përveç Radio Dibrës. Dibranët i informonin dhe rektorin Radio Linda, Radio Arza, Er Kanali, Merlini etj. Vet fakti që në opinion ishin prezent shumë radio lokale, dukshëm u zgjerua informimi i qytetarëve. Tani dibranët kishin mundësi të ndjekin informata, nga shumë radio, të cilët mund të themi se plotësonin nevojat të informimit lokal.
Një fazë me domethënie shumë të madhe ishte edhe themelimi i televizioneve të para lokale. Një ndër televizionet e para lokale që u regjistrua dhe që funksionoi një kohë të gjatë ishte televizioni Alfa. Pastaj filloi me punë TV Zhupa, TV Arza, TV Medika e pastaj TV Dibra. Edhe pse aktualisht në Dibër funksionojnë vetëm Radio Merlini, TV Kanal 3 dhe TV Dibra, mund të thuhet se informimi lokal është në nivel. Tani ka edhe portale lokale që cilët edhe ata kontribuojnë në informimin e qytetarëve. Dibra mund të thuhet se ka pasur një dinamikë të përhershme sa i takon informimit lokal. Duke filluar nga tellallxhinjtë e duke përfunduar me televizionet modern, dibranët dhe rajoni më i gjerë ka pasur mundësi të informohet me aktivitetet lokale. Prandaj, siç thekson publicisti, gazetari dhe poeti Halit Basha, Dibra përveç sferave të tjera, ka qenë e dalluar edhe me informimin lokal.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara