E kemi shkruar muaj më parë se UEFA, po planifikon të ndryshojë sistemin e garave në ligën më të fortë evropiane të futbollit, Champions League, dhe për ta bërë më të fuqishëm garën ka vendosur që nga top-katër kampionatet më të forta bë Kontinentin e vjetër të kualifikohen nga katër skuadra direkt, duke mos dashur ndeshjet kualifikuese. Kuotat e skuadrave italiane të cilat i kanë të larta ndër vite e sidomos skuadrat që kanë lënë gjurmë të mëdha në futbollin evropian si Milan e Inter ndër të tjera, do të kenë rastin që të kualifikohen direkt edhe nëse në kampionatin e tyre nuk janë të mesin e katërshes së madhe.