Nga shpërthimi në fabrikën për kimikate në Indi jetën e humbën tetë persona, 174 janë lënduar

13

Nju-Delhi, 3 qershor– Së paku tetë punëtorë vdiqën, ndërsa 74 janë lënduar pasi që sot një shpërthim shkaktoi zjarr të madh në fabrikën për kimikate në Indinë Perëndimore, kumtuan autoritetet e atjeshme.

Rreth 5.000 njerëz nga fshatrat përreth në rajonin Bhuhur, në shtetin federal Guxharat, janë evakuuar si masë kujdesi, deklaroi një përfaqësues i lartë i rajonit, MD Modia.

“Tetë punëtorë e humbën jetën nga shpërthimi në fabrikën agro-kimike në një rezervar kimik”, tha Modia.

Shërbimet shpëtimtare i transportuan punëtorët e lënduar në spital, ku u konfirmua se gjendja e disa prej tyre është mjaft serioze.

Zjarri e kaploi fabrikën, ndërsa u nevojitën rreth dhjetë zjarrfikës të cilët për pesë orë arritën ta venë zjarrin nën kontroll.

Comments are closed.