Milan nuk do të ketë në dispozicion Franck Kessie dhe Davide Calabria për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Genoa-s, e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë.
Mesfushori afrikan, në fakt, është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e luajtur kundër Juventus-it, ndërsa Calabria ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Shtohen problemet për trajneri Gattuso, i cili mund të humbasë edhe Gonzalo Higuain, që duket se do të transferohet te Chelsea në këtë merkato të janarit.