– Nga sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut në Serbi çdo ditë vdesin nga 147 njerëz, ndërsa vetëm vitin e kaluar sëmundjet kardiovaskulare ishin shkaktare për vdekjen e 53.668 njerëz, lajmëroi Tanjug-u.
Në çdo orë, nga lloji i tillë i sëmundjeve, jetën e humbin nga gjashtë njerëz. Ajo statistikë famëkeqe është shkak që Serbia të jetë në vendin e tretë në botë për nga numri i të vdekurve nga ai lloj i sëmundjes, menjëherë pas Rusisë dhe Ukrainës.
“Nga sëmundje kardiovaskulare në Serbi brenda ditës vdesin nga 147 njerëz, që në nivel vjetor është më shumë se 53.000 funde tragjike”, thotë për Tanjug-un, Verica Jovanoviq, drejtoreshë e Institutit për shëdnet publik të Serbisë.
Në botë, nga sëmundjet kardiovaskulare brenda ditës vdesin rreth 47.000 njerëz, që është reth 17,5 milionë raste të vdekjes në nivel vjetor.
Dita botërore e zemrës këtë vit shënohet më 29 shtator.