Rasti i aeroplanit me të cilin sulmuesi argjentinas Emilano Sala po udhëtonte drejt Anglisë, i është bashkuar listës së gjatë të tragjedive ajrore që tronditën botën. Këtë të diel ky aeroplan është gjetur në Kanalin Anglez, ndërsa të enjten në mbrëmje është konfirmuar se trupi i përket sulmuesit.Tragjedia që ka si protagonist Emiliano Sala i bashkohet listës së gjatë të tragjedive ajrore që tronditën botën sportive. Avioni me të cilin lojtari po udhëtonte drejt Cardiffit është gjetur të dielën në brigjet e ujërave të Anglisë.
Tragjeida më e fundit ishte ajo e ekipit të futbollit Chapecoense. Më 28 nëntor të vitit 2016, avioni me të cilin lojtarët brazilian po udhëtonin ka rënë në Kolumbinë veriperëndimore. Grupi po shkonte në Medellin për t’u përballur me Atletico Nacional në ndeshjen e parë të finales Copa Sudamericana. Në këtë fatkeqësi kanë vdekur 71 pasagjerë, duke përfshirë edhe 19 lojtarët e klubit.
Ekipi kombëtar i Zambisë dhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës
Më 27 prill të vitit 1993, aeroplani ushtarak me të cilin po udhëtonte ekipi kombëtar i Zambisë u rrëzua në det menjëherë pas largimit nga Gaboni. Ekipi po udhëtonte për të luajtur një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Senegalit. Në këtë fatkeqësi mbeten të vdekur 18 futbollistë. Sot, 25 vjet më vonë, Zambia ende nuk ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës.
Vdekja e futbollistëve holandezë në Surinam
Më 7 qershor të vitit 1989, një fluturim i Suriman Airway që po udhëtonte nga Amsterdami u përpoq por pa sukses për të bërë një ulje të detyruar në Paramaribo, Suriman. 168 pasagjerë gjetën vdekjen nga 182 sa ndodheshin në aeroplan, në mesin e tyre edhe 23 futbollistë holandez.
Tragjedia e Alianza de Lima
Më 8 dhjetor të vitit 1987, aeroplani me të cilin po udhëtonte ekipi Alianza de Lima ra në Oqeanin Paqësore. 43 persona vdiqën, përfshirë 16 lojtarë dhe trajnerin.
“Busby Babes” i Manchester United
Më 6 shkurt 1958, Manchester United përjetoi tragjedinë më të madhe, duke humbur tetë futbollistë në rrëzimin e aeroplanit në Mynih, me të cilin po udhëtonte skuadra e tyre. Midis të vrarëve, ishte edhe ylli anglez Duncan Edwards, ndërsa Boby Charlon, i cili më vonë fitoi Kupën e Botës me Anglinë (1986), mori lëndime të lehta.
Rrëzimi i parë i një avioni në historinë e futbollit
Kjo ka ndodhur më 4 maj 1949. 18 lojtarë të ekipit italian Torino kanë vdekur së bashku me 13 persona tjera në rrëzimin e avionit me të cilin po udhëtonin. Kjo tragjedi ndodhi 20 kilometra larg aeroportit. Nuk kishte të mbijetuar.
Tragjedi tjera që lidhën me botën e futbollit ishin edhe vdekja e Mathew Harding, nënkryetarit të Chelsea më 22 tetor 1996, dhe rasti i miliarderit Vichai Srivaddhanpraha, më 27 tetor 2018.