Pas një aksidenti të tmerrshëm në moshë shumë të re, Franck Ribery diti të gjejë forcat për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë në botë. Por francezi nuk do të kishte mundur të luante në Ligue 1 pasi gjithçka rrezikoi të përfundonte shumë shpejt për të. Një aksident i tmerrshëm për pak sa nuk i mori jetën. “Problemi ishte se ndodhesha në ndenjësen e pasme dhe fluturova në pjesën e përparme të makinës”, tregon Ribery për atë episod të dhimbshëm. Pasojë e aksidentit ishin 100 qepje dhe një goditje në kokë, që i la një shenjë në anën e djathtë të fytyrës. Kjo shenjë u bë një tipar dallues i lojtarit në një botë ku imazhi vjen mbi gjithçka. “Jam krenar për shenjën time. Ajo më ka dhënë forcë dhe ka skalitur karakterin tim. Duhet të jesh shumë i fortë mentalisht për t’i rezistuar talljeve të fëmijëve të tjerë dhe shikimeve të të rriturve”, shpjegoi lojtari në një intervistë për “The Football Men”. “Ky jam unë. Kjo është pamja ime, me të cilën njerëzit më njohin. Jam i lumtur me fytyrën time. Përse të mos jem? Në një farë mënyre ky aksident më ka ndihmuar. Më ka motivuar që fëmijë”. Dhe në fakt ky motivim e ka dërguar francezin në majën e futbollit botëror dhe e ka ndihmuar të ndërtojë jetën pas një adoleshence të kaluar nëpër rrugët e Boulogne-Sur-Mer në Francë. I rritur në një zonë me një papunësi të lartë dhe pak perspektivë për të ardhmen, Ribery ka kaluar rininë duke luajtur futboll me të gjithtë ata që dëshironin të luanin me të. Që kur ishte adoleshent ai u rekrutua nga Lille, por ky i fundit nuk e mbajti për shkak të rezultateve të dobëta në shkollë. Kjo rrugë plot dredhime nuk e ndihmoi Franck Ribery-n, por as nuk arriti ta largonte nga e duhura që ishte dashuria për futbollin. Nuk ishte rruga e duhur për të. Nuk kishte shkolla në Clairefontaine. As infrastrukturë profesionale. Për t’ia dalë Ribery përshkoi vetë një rrugë më të gjatë. Ai nisi të luante si gjysmë-profesionist ndërkohë që punonte në një kantier ndërtimi për të fituar jetën. Pasi u largua nga klubi i qytetit të lindjes, Boulougne, për të kaluar te Alés në jug të Francës, Ribery më në fund arriti të firmoste një kontratë si profesionist me Stade Brestois në 2003-in. Pas një sezoni të vetëm si profesionist, Metz e mori pranë tij. Një trampolinë e vërtetë për lojtarin e krahur, i cili pas 20 prezencave me klubin nga Lorraine i ngjiti Grenats në vendin e 14 të Ligue 1. Në verën e 2004-ës, Ribery ndërroi kurs drejt Turqisë te Galatasaray-n, ku fitoi nofkën “Ferraribery” – falë depërtimeve të tij të parreshtura në krahun e djathtë të sulmit në atë kohë. Pas një mosmarrëveshje për pagën, Ribery vendosi të rikthehej në Francë, ku firmosi me Marseillen. Largimi te OM u bë në kushte të vështira, FIFA dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e penalizuan këtë transferim. Por Ribery nuk vonoi të bënte një paraqitje mbresëlënëse në Marseille-n, dhe performancat e tij të jashtëzakonshme e ndihmuan skuadrën të arrinte dy finale të Kupës së Francës dhe vendin e dytë në Ligue1 pas Lyon-it që fitoi titullin në 2006/07. Ai u shpall lojtari më i mirë i Ligue 1 përpara se të bëhëj pjesë e “Bluve” në “Euro 2006”. I shkëlqyer me OM ashtu si edhe në fillimet e tij me përfaqsuesen, Ribery u bë shembull në mbarë botën për lojën plot fantazi që nisi nga një rrugë e varfër në Boulogne-Sur-Mer. Në vitin 2007, Bayern Munich fitoi një garë shumë të ashpër për të firmosur për 25 milionë euro me atë që u vlerësua si lojtari më i mirë i vitit në Francë. Me kampionët e Gjermanisë erdhën tituj të shumë si dhe një Ligë Kampionesh. Franck Ribery e nisi nga nivelet më të ulëta, por bëri realitet ëndrrën e tij.