Labinot Kabashi është sensacioni më i fundit që është shfaqur në Barcelonë, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”. Labinot Kabashi është padyshim një nga talentet më të spikatur në Spanjë. Për fantazistin 16 vjeçar që luan te Barcelona ka bërë një artikull të veçantë edhe prestigjiozja britanike “The Sun”. Në një shkrim që i ka bërë Labinot Kabashit, The Sun shkruan: “Si vetëm 16-vjeçar, Labinoti është thirrur për ta përfaqësuar Kombëtaren e sapoformuar të Kosovës në futboll. Dhe Kabashi është në mesin e talenteve më të mirë në dispozicion.” “Kabashi u lind në vitin 2000 në Kosovë, por iku nga vendi i shkatërruar nga lufta bashkë me familje në moshën dyvjeçare për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga forcat serbe,” shkruan The Sun. Më tej, The Sun e citon Kabashin të ketë thënë për Barca TV kur ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës se “Fillimisht mendova se po bënin shaka me mua.” “Por, e kuptova që ishte e vërtetë dhe u lumturova tej mase. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën,” ka thënë Kabashi.