Shkup, 4 tetor – Në periudhën nga prilli deri më 30 qershor të vitit 2018 deputetët në Kuvend ishin parashtruesit kryesor të ligjeve të miratuara, për dallim nga periudha paraprake kur Qeveria kishte parashtruar një pjesë të madhe të ligjeve të miratuara, kumtoi asociacioni qytetar MOST, duke iu referuar raportit periodik nga mbikëqyrja e punës së Kuvendit të RM-së në kuadër të projektit “Indeks i përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit të RM-së”.
“Nëntëmbëdhjetë ligje janë parashtruar nga gjithsej 90 deputetë, ishin miratuar 82 ligje nga deputetët, edhe atë gjashtë me propozim të gjithsej 14 deputetëve në këtë periudhë të monitorimit dhe 76 ligje të parashtruara në periudhën e kaluar të monitorimit, në procedurë janë pesë ligje të parashtruara nga gjithsej 77 deputetë, janë tërhequr shtatë ligje të parashtruara nga deputetët, ndërsa i papranueshëm është një ligj i parashtruar nga 22 deputetë”, theksohet në kumtesën e MOST.
Në periudhën e analizuar në vijim ishin gjithsej 210 procedura për miratimin e ligjeve dhe atë: 132 ligje janë miratuar, 27 ligje ishin në procedurë, tetë janë tërhequr, një ligj është i papranueshëm.
Nga 132 ligjet e miratuara: 13 janë ligje të reja, 113 janë ndryshim i ligjeve ekzistuese, ndërsa gjashtë janë ratifikime.
“Në periudhën prej prillit deri më 30 qershor të vitit 2018 deputetët janë parashtruesit kryesor të ligjeve në 65,1 për qind të ligjeve të miratuara, për dallim me periudhën e kaluar kur 71,4 për qind nga ligjet e miratuara ishin propozuar nga Qeveria, 11 ligje janë miratuar me procedurë të shkurtuar, thuhet në raportin e MOST.
Nga organizata vlerësojnë se vazhdon trendi pozitiv i miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtë, kishte filluar më parë.
“Në periudhën e mbikëqyrur janë sjellë gjashtë ligje për harmonizim me të drejtën e BE-së”, theksohet në kumtesën.
Në periudhën prej 1 prillit – 30 qershor të vitit 2018 seanca kanë mbajtur 18 nga 21 komisione, ndërsa puna e tyre ishte analizuar përmes tre kategorive të transparencës, cilësisë së procesverbaleve dhe përfshirje të palëve të prekura.
“Transparenca e punës së komisioneve është zvogëluar në lidhje me miratimin e procesverbaleve, por është rritur në lidhje me publikimin e raporteve dhe shënimeve stenografike nga debatet publike: 5 nga 14 komisione të cilat kanë mbajtur seanca kishin përmbushur mbi 50 për qind të kritereve për transparencë, janë publikuar shënimet stenografike nga tre debate publike dhe dy raporte nga 11 debate publike.
Nga MOST theksojnë se cilësia e procesverbaleve është në nivel më të lartë në krahasim me periudhën paraprake të monitorimit.
“Gjashtë nga 10 komisionet kanë marr mbi 50 pikë indeksi, te dy komisione është vërejtur edhe udhëheqja e propozimeve me gojë dhe të shkruara, që kontribuon për cilësi më të madhe të procesverbaleve, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i ka përmbushur plotësisht të gjitha kriteret afariste për udhëheqjen e procesverbalit dhe mënyrës së mos unifikimit të procesverbaleve, cilësinë e pamjaftueshme të procesverbaleve, kufizimet administrative dhe teknike në Kuvend pamundësojnë kontroll të plotë në punën e komisioneve”, theksohet në raportin periodik.
Përfshirja e palëve të prekura në këtë periudhë është më e lartë, para së gjithash për shkak të numrit të madh të debateve publike:
“Janë mbajtur gjashtë debate publike me propozim-ligj dhe pesë debate publike në temë të përgjithshme, numri i debateve publike të realizuara në masë të madhe e tejkalon numrin mesatar të debateve për një tremujor, për herë të parë pas shtatorit të vitit 2016 është realizuar debat mbikëqyrës, i organizuar nga Komisioni për kulturë dhe organizata qytetare si palë të përfshira”, theksohet në raportin e MOST-it.
Ky raport paraqet vazhdim të projektit “Qytetarë të përfshirë për Kuvend të hapur dhe transparent”.