Ndoshta nuk jemi të pasur dhe të organizuar si Zvicra që të zgjidhim në mënyrë shpesh të idealizuar problemet e ndryshme që mundojnë qytetarët, megjithatë shtrohet nevoja e një angazhim më serioz , dhe jo shpesh sipërfaqësor, të zgjidhjes së problemeve të ndryshme të përditshme, me shfrytëzimin më efikas, por edhe racional të resurseve të ndryshme materiale dhe njerëzore
Nga Fisnik PASHOLLI
Qentë endacak në sheshin kryesor në Shkup, pllaka të thyera përreth shëtitores së lumit Vardar në kryeqytetin e Maqedonisë, semaforë që qëndrojnë të ndezur vetëm pesë sekonda për kalimin e këmbësorëve në qendër të kryeqytetit, apo mungesa e transportit publik me përjashtim të Shkupit në një pjesë të madhe të qendrave më të mëdha urbane.
Rritja e numrit të banorëve të Shkupit prej 600 mijë para 17 vitesh në më shumë se 800 mijë në vitet e fundit, që nuk ka ndryshuar aspak apo fare pak ka ndryshuar kërkesat të banorëve për trase të reja apo të adaptuara ndaj nevojave të një qyteti në rritje të qarkullimit të autobusëve, higjiena e dobët në vendet publike, vonesat e autobusëve edhe nga 20 deri 30 minuta dhe ardhja pastaj përnjëherë e tre autobusëve të një linje të vetme të transportit urban, parkimi i veturës me drita të kuqe në mes të rrugës në vend për disa minuta edhe për gjysmë ore, bisedat në telefon gjatë vozitjes e një pjese të madhe të vozitësve që mund të shkaktojnë aksidente trafiku, autobusë pa ngrohje dimrit , dhe të nxehta verës , bile edhe pa sedilje. Deponi të egra me bërllok të llojeve të ndryshme… që lëshojnë pluhur që dëmton shëndetin.
Bile edhe të huajt kanë vlerësuar lartë mirëpritjen në vend, dhe janë ankuar për pisllëk.
Sipas anketës së Entit të Statistikës nga ana e turistëve të huaj, më mirë është vlerësuar sjellja e njerëzve , ndërsa më dobët është vlerësuar higjiena në vendet publike dhe higjiena në vendet publike.
Ndoshta nuk jemi të pasur dhe të organizuar si Zvicra që të zgjidhim në mënyrë shpesh të idealizuar problemet e ndryshme që mundojnë qytetarët, megjithatë shtrohet nevoja e një angazhim më serioz , dhe jo shpesh sipërfaqësor, të zgjidhjes së problemeve të ndryshme të përditshme, me shfrytëzimin më efikas, por edhe racional të resurseve të ndryshme materiale dhe njerëzore. Për shembull me vendosjen e kamerave në udhëkryqe që do të sanksionojnë parregullsitë dhe shkeljet e ligjit në trafik. Apo vlen së paku të mendohet që qentë endacak të mos trajtohen “evropiançe”, si deri tani me vaksinim, vendosjen në strehimoret për kafshët e pastrehë apo sterilizimin e tyre , por thjesht”ballkançe”, të zgjidhet ky problem, ndoshta jo të vriten me “çifte “ gjahu por ti nënshtrohen eutanazionit me gjilpërë. Sidoqoftë qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e pa ndonjë zgjidhje. Ata që kanë përjetuan tmerrin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.
Na nevojitet , rritja e orëve të edukatës fizike apo të fiskulturës për fëmijët, por edhe pagesa nga institucionet e trajnerëve që do të merren me sportin shkollor. Pra duhet të mendohen edhe arsimtarët e kësaj lëmie të stimulohen në mënyrë shtesë qoftë nga komunat , federatat sportive , fondacionet apo direkt nga buxhetit i shtetit që do të ndajnë mjetë për aktivitetet shtesë sportive. Ekzistojnë një numër i madh studimesh që dëshmojnë se nxënësit me sasi të mjaftueshme gjatë shkollës së aktivitet fizik, jo vetëm që parandalojnë obezitetin dhe çështjet që kanë të bëjnë me trashjen, por njëherazi rrisin edhe rezultatet në mësime. Programi i përshtatshëm i edukimit fizik mund t’i ndihmojë fëmijët, duke krijuar kështu trupa të shëndetshëm dhe mendje të etur për të mësuar. Edukimi adekuat fizik shtyn fëmijët për një moshë madhore të shëndetshme, duke përjetësuar një cikël mirëqenieje për gjeneratat që do të vijnë . Një hap i tillë nevojitet edhe për shkak të të dhënave të Institutit për Shëndet Publik që tregojnë se çdo i treti fëmijë, apo 14 mijë nxënës të shkollave fillore dhe mbi 10 mijë nxënës të shkollave të mesme kanë probleme me qëndrimin e drejtë apo deformimin e kurrizit.
Njëherazi nevojitet që vëmendje më e madhe ti kushtohet skriningut apo parandalimit të sëmundjeve të ndryshme. Jo se në Maqedoni nuk zbatohen programet e ndryshme të parandalimit të sëmundjeve , por sikur mungon një thirrje më e organizuar dhe gjithëpërfshirë se, për të gjithë popullatën në vendbanimet urbane dhe rurale, që një suaza afatgjate është edhe më efikas si dhe kursen edhe të hollat për mjekim.
Dhe në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, është edhe lënia pasdore, apo edhe moskujdesi për parqet publike, ndërtimi i parqeve të reja publike apo zonave të gjelbërta, zgjidhja më e shpejtë e plotësimeve dhe ndryshimeve të planeve urbanistike që shpesh pamundësojnë ndërtimin e çerdheve apo shkollave të reja. (koha.mk)