Shkup/Peking, 26 shkurt – Edison Murteza në linjë të drejtpërdrejt nga Pekini në emisionin “Click Plus” tha se sipas specialistëve të shëndetësisë kineze dhe asaj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhen të paktën 12 deri në 14 muaj që të krijohet një vaksinë.
“Ndërkohë që me krijimin e vaksinës, ajo duhet të kontrollohet nëse është e saktë ose jo sepse mund të ketë shumë efekte anësore. Vaksina pasi të krijohet duhet të kontrollohet përpara se të hidhet në treg apo për t’u dhënë në dispozicion për njerëzit”, tha Myrteza.
Nga Pekini drejpërdrejt në #ClickPlus Edison Myrteza sjell detajet për koronavirusin. A është gjetur ilaç për koronavirusin?
Publiée par TV21 sur Mercredi 26 février 2020