Sipas të dhënave më të reja për investimet e huaja në BeH, deri më 31 dhjetor 2015, investimet e drejtpërdrejta nga pavarësia kanë qenë 12,2 miliardë marka konvertibile (6,1 miliardë euro), njofton Fena.Investimet më të shumta janë nga Austria (3,5 miliardë KM), Kroacia (2 miliardë), Serbia (dy miliardë) dhe Rusia (980 milionë KM).
Më së shumti është investuar në industrinë për përpunim (3,6 miliardë KM), sektori i financimit dhe sigurimet (3,2 miliardë) dhe në komunikime (1,8 miliardë KM). Në 10 vitet e kaluara më shumë derdhje prej investimeve të drejtpërdrejta janë regjistruar në vitin 2007 (2,6 miliardë), ndërsa më së paku në vitin 2009 (352 milionë KM).