Gabriel Jesus është një nga talentet më premtues në botën e futbollit, shkruan indeksonline. Ai është kthyer në sulmuesin kryesor të Manchester Cityt, madje duke i zënë vendin edhe një futbollisti me nam si Aguero. Mirëpo 20 vjeçari këtë sukses nuk e ka parë as në ëndërr para katër viteve kur u luajt Kampionati Botëror në Brazil. Ai në vitin 2014, kur botërori zhvillohej në vendlindjen e tij lyente trotuaret nëpër rrugët e Rios. Mirëpo transferimi i tij në Premierligë ka bërë që ai të ketë një jetë luksoze që gjithkush e deshiron.