Sot merr udhë një cikël i ri në futbollin evropian me Ligën e Kombeve, që luhet për herë të parë. Do të përballen ekipe që drejtohen nga emra të mëdhenj që dikur shkëlqenin në rolin e lojtarit dhe tashmë do përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë edhe në pozicionin e ri, atë të trajnerit. Ky është formacioni më i mirë i ish-lojtarëve që sot drejtojnë përfaqësueset evropiane. Në këtë formacion bën pjesë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.
Stanislav Cherchesov
Nuk ka shumë portierë të klasit të lartë për të zgjedhur, por trajneri rus Stanislav Cherchesov e e ka merituar këtë renditje. Ish-portieri i Spartakut të Moskës ka zhvilluar 49 ndeshje, duke veshur fanellën e Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, ku mbahet mend për paraqitjen në Kupën e Botës të vitit 1994, në ndeshjen kur Oleg Salenko shënoi pesë herë në fitoren 6:1 ndaj Kamerunit.
Christian Panucci
Nuk mund të mohohen aftësitë e Christian Panucci-t, një lojtar i shkëlqyer. Tashmë në rolin e trajnerit të Shqipërisë, ai njihet për fitimin e Champions League me Milanin dhe Real Madridin. Ai pati edhe një aventurë të shkurtër te Chelsea dhe një karrierë ndërkombëtare që zgjati 14 vjet në periudhën 1994-2008.
Ronald Koeman
Specialisti i goditjeve të dënimit dhe qendërmbrojtësi suprem, Ronald Koeman ishte thjesht njëri prej lojtarëve më të jashtëzakonshëm të gjeneratës së tij. Pjesë e traditës holandeze të futbollit total, ai fitoi Kampionatin Evropian 1988 nën urdhrat e Rinus Michels para se të bëhej pjesë kyçe e ekipit të ëndrrave të Johan Cruyff te Barcelona, duke shënuar golin vendimtar në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1992, e luajtur në “Wembley”.
Alex McLeish
Në këtë formacion nuk ka vend për trajnerin e Anglisë Gareth Southgate, për shkak se rekordet e tij thjesht nuk qëndrojnë në krahasim me trajnerin e Skocisë, Alex McLeish. Një veteran i tri Botëroreve, “Big Eck” zhvilloi 77 paraqitje për shtetin e tij, por ajo që vlen të theksohet është që partneriteti i tij me Wille Millerin, ndihmoi Sir Alex Ferguson të fitonte tre tituj të ligës dhe dy trofe evropianë me Aberdeen-in.
Luis Enrique
Larg të qenit një mbrojtës i majtë natyral, Luis Enrique thuajse ka luajtur në çdo pozicion përveçse atij të portierit dhe qendërmbrojtësit, në një karrierë të shkëlqyeshme, ku u transferua nga Real Madrid te Barcelona. Një medalje e artë olimpike e fituar me kombëtaren spanjolle, tani ai është trajner i Spanjës.
Martin O’Neill
Martin O’Neill njihet për deklaratën në televizion, kur u tha Patrick Vieira-s dhe Fabio Cannavaro-s, të dy fitues të Kupës së Botës, që asnjëri prej tyre nuk kishte triumfuar në Kupën e Evropës. Trajneri i Republikës së Irlandës e ka realizuar dy herë me Nottingham Forestin.
Didier Deschamps
Përshkrimi i Eric Cantonas për Didier Deschamps duket se qëndron, por mesfushori ka qenë i nënvlerësuar gjatë kohës që luante. Fitues i Champions League me Marseille dhe Juventus, ai ishte kapiteni i Francës në triumfin e Kupës së Botës në vitin 1998, para se ta përsëriste këtë sukses edhe si trajner.
Robert Prosinecki
Ndoshta lojtari më i talentuar në këtë ekip, aftësitë sublime të Robert Prosinecki-t stolisnin shumë ndeshje. Fitues i Kupës Evropiane me Crvena Zvezdan para se të shfaqte talentin e tij te Real Madrid, Barcelona dhe Portsmouth, ku mahniste tifozët. Aktualisht është trajner i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ryan Giggs
Trajneri i Uellsi-t, Ryan Giggs, është zgjedhja e duhur për krahun e majtë, ku fitoi gjithçka me Manchester United gjatë 24 edicioneve të tij në “Old Trafford”. Shumë gola të shkëlqyeshëm, një ose dy festime të tyre dhe një kabinet me tituj që do xhelozonin këdo. Giggs ka fituar 2 Champions League dhe 13 Premier League.
Roberto Mancini
Roli i sulmuesit mbështetës shkon për Roberto Mancini-n, një njeri i cili kishte klas dhe kreativitet të madh gjatë karrierës së tij të gjatë në Serie A. Ai ka fituar dy herë titullin, një herë krah të Gianluca Vialli-t me Sampdorian dhe më pas përsëri me Lazion në përfundim të karrierës. Mancini aktualisht drejton kombëtaren italiane.
Andriy Shevchenko
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, është një hero kombëtar në vendin e tij dhe kjo falë lojës së tij heroike. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të vendit të tij dhe gjashtë herë lojtari i vitit. Një sulmues fantastik, Shevchenko ka fituar Champions League me Milani-n dhe ka shënuar 174 gola.