Nga një trafostacion i EVN-së janë marrë elemente të bakrit në vlerë prej rreth 3.000 euro

Shkup, 29 tetor – Vjedhje e rëndë në një trafostacion me peshë rreth 700 kilogramë, që ishte vendosur në atarin e fshatit të Gostivarit Duf kanë kryer persona të panjohur mes 26 dhe 27 tetorit të këtij viti, me çka janë pajisur me dobi pronësore prej rreth 180.000 denarëve, informoi sot MPB. Hajnat, pasi që e zbritën trafostacionin në pronë të “EVN Maqedoni”, nga shtylla e gjatë rreth njëzet metra, ata e çmiontuan dhe kanë amrrë rreth 100 kilogramë elemente nga bakri (mbështjellës), përderisa pjesën tjetër e kanë lënë dhe kanë ikur. Dëmi i shkaktuar material, siç informon MPB, plotësisht do të përcaktohet dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për ndripim të plotë të rastit dhe gjetjen e kryesve.