Tre persona të maskuar kanë kryer vjedhje në një shtëpi në fshatin Haraçinë të Shkupit dhe kanë marrë një çantë në të cilën ka pasur 120.000 euro. Siç kumtoi sot MPB, rastin sot në mëngjes në orën 05:15 minuta me telefon në polici e ka denoncuar B.S (20) nga Haraçina. Vjedhja është kryer në shtëpinë e babait të tij. Vjedhësit kanë hyrë përmes derës së pambyllur dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit ku ka fjetur babai i tij I.S (45), e kanë zgjuar me pistoletë, pas çfarë kanë shkuar në dhomën ku ka fjetur B.S dhe nën krevat e kanë marrë çantën ku ka pasur 120.000 euro së bashku me dokumentin se janë tërhequr nga banka. Paratë kanë qenë nga shitja e pronës së patundshme para dy muajve. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe ndriçim të plotë të rastit.