Prishtinë, 15 tetor 2018 – Oda e Mjekëve të Kosovës, Sindikata e Shëndetësisë dhe deputetët e Kosovës shprehën shqetësim për shkak faktit se rreth 90 mjekë në tre muajt e fundit e kanë braktisur Kosovën, si dhe për arsye se kjo dukuri po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Punonjësit shëndetësorë vlerësojnë se nëse ndërmerren masa urgjente, Kosova së shpejti mund të ballafaqohet me probleme të numrit të pamjaftueshëm të mjekëve, publikuan mediat e Prishtinës.
Anëtar i komisionit parlamentar për shëndetësi Dr. Haxhi Avdyli, vlerëson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit në sistemin shëndetësor, transmeton Radio Televizioni i Malit të Zi.
“Edhe pse ne jemi me numrin me të voglin të mjekeve, mjek ka pa punë. Kjo tregon se ne nuk po dimë se cili mjek na duhet, cilët specializime duhet të ndahen dhe kjo po na kushton shumë me humbjen e një potenciali të madh të mjekeve të rinj, por edhe ikjes së pjesës më vitale të shoqërisë”, tha ai.
Kryetari i Odës se Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu thotë se nëse vazhdon ky trend do të këtë pasoja për vendin.
“Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frikë se do të arrijmë kur një mjekë në ditë, do të largohet nga Kosova”, tha ai.
“Nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze”, tha kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla.
Një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Projektligji i cili garanton rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë ka kaluar në Qeveri, dhe në momentin e votimit në Kuvend, punonjësit shëndetësorë do të marrin pagat me rritje. Kjo pritet ta rrisë mirëqenien dhe dinjitetin e tyre.