Shkup, 3 prill – Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe shi lokal. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, raporton KOHA.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore prej 11 deri në 19 gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, i ndryshueshëm me vranësira dhe me shi. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në pesë, ndërsa ajo ditore do të shkojë deri në 18 gradë.
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me shi, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperaturat ditore do të bien. Nga fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës së ardhshme lokalisht do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi juglindor. (koha.mk)