Gjatë uikendit na pret mot i ngrohtë me temperaturë deri në 14 gradë. DPHM-ja paralajmëron rritje të temperaturave dhe shkrirje të shtresës së borës, ndërsa valë e re e lagështisë pritet nga e hëna nga fundi i ditës. Nesër dhe të premten do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut në pjesët perëndimore. Të shtunën dhe të dielën në disa vende do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët perëndimore edhe me intensitet mesatar. Në malet më të larta reshjet do të jenë të borës. Nesër temperatura e ditës do të lëvizë nga 3 deri në 11 gradë, ndërsa të premten nga 6 deri në 13, të shtunën nga 7 deri në 14, të dielën 6 deri në 13, të hënën 6 deri në 12 dhe të martën nga 3 deri në 9 gradë. Temperatura minimale nesër do të lëvizë nga -6 deri në 1, të premten -2 deri në 4, të shtunën -4 deri në 4, të dielën nga 1 deri në 6, të hënën nga -1 deri në 5 dhe të martën nga 2 deri në 6 gradë. Borë ka në Mavrovë 63 centimetra, Gjurishte 40, Pozharan 39, Llazaropole 36, Krushevë 26, Tetovë dhe Berovë 19, Manastir 17, Shkup 15, Demir Kapi 12, Strumicë 10, Kriva Pallankë 5 dhe Topollçan 3 centimetra.