Nga nesër Qeveria e Kosovës hapë pikave kalimtare kufitare. Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: 𝐌𝐞𝐫𝐝𝐚𝐫𝐞̈, 𝐕𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐜𝐞̈, 𝐊𝐮𝐥𝐥𝐞̈, 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭, 𝐉𝐚𝐫𝐢𝐧𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞̈, transmeton koha.mk.
Sipas Vendimit të Qeverisë të gjithë personat që hyjnë në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID19.
Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin COVID19, 𝐣𝐨 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐞 𝟒 𝐝𝐢𝐭𝐞̈, nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;
Ata që nuk kanë testin, detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
Më tej, sipas po të njëjtit vendim, qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. (koha.mk)