Nga ‘murtaja e zezë’ Europa humbi më tepër se gjysmën e popullsisë

117

NGA Skënder Brataj

Sëmundjet janë pjesë integrale e historisë së njerëzimit.

Aktualisht jemi të ekspozuar ndaj kërcënimit të infeksionit nga SarsCov2/Covid-19. Që në momentin kur njerëzit filluan të organizohen në shoqëri dhe të krijojnë bërthamat e para të bashkëjetesës në të njëjtën hapësirë, sëmundjet ngjitëse kanë marrë një rol të veçantë.

Me rritjen e popullsisë botërore kur sëmundjet përhapeshin dhe godisnin rajone të ndryshme të planetit, duke u bërë një kërcënim për popullatën, atëherë pandemitë e para filluan të dokumentohen. Këto pandemi kanë transformuar ose ndikuar shoqëritë në të cilat janë shfaqur dhe ka shumë mundësi, të kenë ndryshuar ose ndikuar në mënyrë të veçantë rrjedhën e historisë. Le të shohim së bashku pandemitë që kanë mbajtur njerëzimin nën kontroll:

Murtaja e Justinianit (La peste di Giustiniano viti 541-542 shek. VI)

Perandoria Bizantine ishte në momentet e saj të shkëlqimit më të madh kur një epidemi e murtajës vuri në hije fuqinë e Perandorit Justinian. Kjo ishte epidemia e parë e njohur e murtajës. Sëmundja, dhe bashkë me të frika dhe histeria u përhap me shpejtësi marramendëse në Konstandinopojë, një qytet me afro 800.000 banorë dhe prej andej në gjithë Perandorinë Bizantine. Vetë Justiniani ishte gjithashtu një viktimë e murtajës, por arriti të shërohej.

Në fund të epidemisë, kryeqyteti perandorak kishte humbur gati 40% të popullsisë së saj dhe 4 milion njerëz kishin humbur jetën në të gjithë perandorinë. Pasojat ekonomike ishin katastrofike, sepse kishte raste kur numri i të vdekurve tejkalonte atë të të gjallëve. Shumë historianë shohin në këtë fazë të dobësimit të Perandorisë Bizantine, një vijë ndarëse midis rënies së Antikitetit dhe lindjes së Mesjetës.

Murtaja e zezë (La peste nera viti 1346-1353).

Murtaja e zezë ishte e njohur tashmë kur njerëzimi përjetoi epideminë e saj më të keqe në mesin e shekullit të 14-të. Ajo ishte e njohur për prejardhjen e saj, por shkaqet dhe trajtimi i saj u injoruan plotësisht. Kjo, së bashku me shpejtësinë e përhapjes, e bëri atë një nga pandemitë më të mëdha në histori. Vetëm pesë shekuj më vonë u zbulua origjina e saj shtazore, po ashtu ndikoi numri i madh ibrejtësve dhe sidomos i minjve në atë periudhë të mesjetës.

Lëvizja e kafshëve me njerëz në qytete të mëdha me kafshët dhe madje lëvizja me të njëjtat mjete transporti, të tilla si anijet në qytete të largëta, duke transportuar virusin me vete. Shifrat që kjo epidemi ka lënë pas janë marramendëse. Sipas të dhënave në zotërim të historianëve, vlerësohet se Gadishulli Iberik humbi rreth 60-65% të popullsisë dhe Toskana(Itali) midis 50 dhe 60% të saj. Popullsia evropiane zbriti nga 80 në 30 milion njerëz.

Lia(Il vaiolo)

I ashtuquajturi virus i lisë, i cili dihet se përhapet te njerëzit që prej 10.000 vjetësh, është shkaku i sëmundjes së njohur si i lisë. Emri i saj i referohet pustolave që shfaqën në lëkurën e personave që u sëmurën prej saj. Ishte një sëmundje e rëndë dhe jashtëzakonisht ngjitëse që shkatërroi humbjen e 1/10 së popullsisë botërore që nga shfaqja e saj, duke çuar në nivelee e vdekshmërisë deri në 30%. Ajo u zgjerua masivisht kur pushtuesit e botës dhe eksploruesit kaluan oqeanin, duke goditur tmerrësisht këto popullata me mbrojtje shumë të ulët kundër sëmundjeve të reja.

Në Evropë erdhi një periudhë dramatike e shpërndarjes së saj gjatë shekullit të 18-të, duke infektuar dhe shpërfytyruar miliona njerëz. Ftmirësisht, është një nga dy sëmundjet e vetme që njerëzimi ka arritur të zhduki me vaksinim.

Meritë e kësaj periudhe ishte lufta e pa ndërprerë ndaj kësaj sëmundje, e cila çoi në zbulimin e VAKSINËS për herë të parë në historinë e njerëzimit. Ishte Zonja Mari Montagu e cila fillimisht përmblodhi disa vëzhgime kryesore në Turqi dhe, gati 100 vjet më vonë, Edëard Jenner demonstroi shkencërisht efektivitetin e tyre. Në vitin 1977, u regjistrua rasti i fundit i infektimit me këtë virus, i cili që atëherë konsiderohet i zhdukur.

Gripi spanjoll (L’influenza spagnola) Virusi i gripit A sottotipo H1N1

Në mars të vitit 1918, gjatë muajve të fundit të Luftës së Parë Botërore, u regjistrua rasti i parë i gripit spanjoll në një spital në Shtetet e Bashkuara. Ai u quajt kështu sepse Spanja mbeti neutrale në Luftën e Parë Botërore dhe informacioni rreth pandemisë qarkulloi lirshëm, ndryshe nga vendet e tjera të përfshira në luftë të cilat u përpoqën të fshihnin të dhënat.

Ky nëntip(shtam) virulent i virusit të gripit u përhap në të gjithë botën në të njëjtën kohë me lëvizjet e trupave ushtarake në frontet e luftës evropiane. Sistemet shëndetësore rrezikuan kolapsin dhe morgjet u mbushën duke mos përballuar më viktimat.

Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar të dhëna më të sakta. Parashikohet se përqindja e vdekjes globale të ketë qënë midis 10 dhe 20% e të infektuarve, dhe në të gjithë botën humbën jetën 20 deri 50 milion njerëz. Ka nga ata që madje supozojnë se kanë arritur shifrat deri në 100 milion viktima.

Gripi aziatik (L’influenza asiatica H2N2)

Regjistruar për herë të parë në Gadishullin Yunan të Kinës, virusi i gripit A (H2N2) me origjinë nga shpendët u shfaq në vitin 1957 dhe u përhap në të gjithë botën në më pak se një vit kohë. Në atë moment, roli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dega mjekësore e ONU e krijuar në 1948, çdo vit projektonte një vaksinë që synonte të zbuste efektet e mutacioneve të gripit. Megjithëse përparimet mjekësore në lidhje me pandeminë e gripit spanjoll kanë ndihmuar në frenimin e shpërndarjes së virusit shumë mirë, kjo pandemi ka regjistruar një milion vdekje në të gjithë planetin.

Gripi i Hong Kongut (L’Influenza di Hong Kong H3N2)

Vetëm dhjetë vjet pas pandemisë së madhe të gripit aziatik, i ashtuquajturi gripi i Hong Kongut u shfaq edhe një herë në Azi e ashtuquajtura gripi i Hong Kong A (H3N2) i cili u regjistrua në këtë qytet në vitin 1968 dhe u përhap në të gjithë botën në mënyrë të ngjashme me atë të gripit Aziatik. Një milion viktima shkaktoi ky lloj i ri i gripit.

Virusi i mungesës së imunitetit njerëzor (HIV). Il virus dell’Immunodeficienza umana (HIV).

Një nga pandemitë më serioze dhe më të fundit të njohura për shoqërinë e sotme është ajo e virusit të mungesës së imunitetit njerëzor, HIV, i njohur më mirë si AIDS. Rastet e para të dokumentuara u shfaqën në vitin1981 dhe që nga ajo periudhë virusi u shpërnda në të gjithë botën, duke shtuar shumë përpjekjet e sistemeve shëndetësore botërore.

Origjina e tij mendohet të ketë qenë shtazore, dhe efektet e saj përfshijnë një dobësim të sistemit imunitar. Në vetvete, virusi nuk është vdekjeprurës, por pasojat e tij janë të tilla, sepse ato e lënë organizmin të pambrojtur përballë sëmundjeve të tjera.

Infektimi nga ai ndodh nga kontakti me lëngjet biologjike të organizmit. Edhe pse këto rrugë transmetimi e bëjnë atë më pak ngjitës, sesa viruset e tjera si gripi, injoranca fillestare lejoi që ajo të përhapet shumë shpejt. HIV vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 25 milion vdekje në të gjithë botën.

SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome)

Sindroma Akute Respiratore, është një formë atipike e pneumonisë e shkaktuar nga virusi SARS-CoV, i cili u shfaq për herë të parë në nëntor të vitit 2002 në provincën e Guangdong (Kanton) në Kinë. Sëmundja e identifikuar së pari nga mjeku italian Carlo Urbani (i cili më vonë vdiq si rezultat i infeksionit nga ky virus), shkaktoi një epidemi për një periudhë kohe që shkoi nga nëntori 2002 deri në korrik 2003, duke shkaktuar 8.096 raste infektimi dhe 774 vdekje në 17 vende të botës (shumica në Kinën kontinentale dhe Hong Kong), me vdekshmëri përfundimtare prej 9.6%.

Që nga viti 2004 deri në vitin 2019 nuk ka pasur më raste të raportuara të SARS-it në asnjë vend të botës. Kjo sëmundje u shkaktua nga një koronavirus i quajtur kështu sepse në mikroskop duket si një kurorë rrethore, që në fund të vitit 2017 shkencëtarët kinezë e identifikuan te lakuriqët e natës. Koronavirusët janë viruse ssRNA + dhe përfaqësojnë patogjenë të rëndësishëm të mamiferëve dhe shpendëve. Ky grup virusesh shkakton infeksione të zorrëve dhe rrugëve të frymëmarrjes në shumë kafshë dhe te njerëzit.

MERS (Middle East Respiratory Syndrome)

Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme nga Koronavirusi (e njohur edhe si Gripi i Deveve) është një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi MERS-CoV. Virusi MERs-CoV ka si rezervuar natyral lakuriqët e natës, të cilët infektojnë me jashtëqitjet e tyre devetë dhe për këtë arsye njerëzit edhe pse kjo është vetëm një hipotezë.

Virusi që shkakton sëmundjen është një koronavirus i ngjashëm me virusin që shkakton SARS, por sëmundja që ajo shkakton, edhe pse e ngjashme me SARS, duket se shkakton një vdekshmëri shumë më të lartë, afërsisht 34 %, ndërsa për SARS është 10%. Rasti i parë u raportua për herë të parë më 24 shtator 2012 nga virologu egjiptian Dr. Ali Mohamed Zaki në Jeddah, Arabia Saudite.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka regjistruar 424 raste deri më 30 Prill 2014, të infeksioneve në të gjithë botën; 131 prej tyre rezultuan në vdekjen e pacientëve. Në korrik 2019, OBSH, në partneritet me Universitetin e Oksfordit, Kolegjin Imperial të Londrës dhe Institutin Pasteur, deklaroi se ka pasur një ulje të numrit të rasteve dhe vdekjeve nga MERS-CoV, në sajë të përmirësimit të aftësisë për të diagnostikuar menjëherë infeksionet dhe për të zvogëluar transmetimin e tyre. Në nëntor të vitit 2019, infeksionet e konfirmuara që nga Shtatori 2012 arritën në 2,494, dhe vdekjet e lidhura me MERS-CoV ishin 858.

Comments are closed.