Berlin, 8 janar – Moti i keq mbarë Evropën ka vazhduar edhe sot me pasoja të rënda, ndërsa në shtatë ditë e fundit në aksidente lidhur me motin e keq kanë humbur jetën 12 persona.
Qindra njerëz në zonat e Alpeve janë shkëputur nga bota, vazhdimisht anulohen fluturimet, ndërsa çdo ditë rriten edhe rreziqet nga orteqet vdekjeprurëse në zonat malore.
Në Norvegji për shkak të dukshmërisë së keqe dhe reshjeve të rrëmbyeshme të dëborës janë anuluar tentimet që të gjendjen trupat e pajetë e katër skijatorëve të cilët humbën jetën nën një ortek të gjerë 300 metra në afërsi të qytetit verior Troms.
Në Austri qindra njerëz jan ë shkëputur nga bota në shtëpitë e tyre për shkak të rrugëve të bllokuara, ndërsa në disa rajone është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike.
Gjithsej 11 alpinistë gjermanë dje janë shpëtuar nga shtëpia e tyre malore në afërsi të Salcburgut, pasi të premten janë bllokuar nga dëbora dhe kanë mbetur energji dhe ushqim.
Disa persona të tjerë kanë humbur jetën nën orteqe në Zvicër, Austri dhe Gjermani, ndërsa autoritetet paralajmëruan se me reshjet e vazhdueshme të dëborës rritet edhe rreziku nga orteqe të reja.