Nga Moska në Rinas, ndalohet izraeliti me çerek milion euro (VIDEO)

71

Një 49-vjeçar nga Izraeli u ndalua në Rinas, pasi kishte mbërritur me 250 mijë euro të padeklaruara në aeroport. Kur kontrollorët e morën në pyetje, ai u përgjigj se kishte ardhur për biznes dhe nuk e dinte që paratë duhet t’i deklaronte.

Një shtetas izraelit u ndalua në Rinas me 250 mijë euro të padeklaruara, me të cilat po hynte pas një udhëtimi nga Rusia.

Nga policia mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit me inicialet E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Ai udhëtonte nga Moska për në Shqipëri dhe në xhaketë iu gjetën 5 tufa me nga 50 mijë euro, shumë të cilën nuk e kishte deklaruar në degën e Doganës Rinas.

Gjatë marrjes në pyetje ai tha se kishte mbërritur në Shqipëri për të ngritur një biznes të tijin dhe nuk kishte informacion se paratë duheshin deklaruar.

Edhe më herët policia kufitare e Rinasit ka ndaluar disa të huaj me shuma të konsiderueshme parash, të cilat nuk i kanë deklaruar në doganë.

https://youtu.be/Gn1SQgAVIXg

Comments are closed.