Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë i pranishëm të enjten në mbrëmje në një event ku u prezantua libri i shefit të stafit mjekësor të Interit, Piero Volpi, “Medico del calcio”. Me atë rast, Ausilio foli për gazetarët, duke lëshuar deklarata interesante edhe për merkaton.
DERBI – “Interi është i vetëdijshëm për punën që po kryen, objektivi i sezonit të shkuar u arrit. Nëse Milani është i vetëdijshëm për forcën e vet, imagjinoni ne, që po luajmë në maksimum në çdo kompeticion. Skuadra e javëve të fundit është baza për të ndërtuar një formacion edhe më të fortë. Kemi 6-7 lojtarë të rinj, ishte normale që të hasnim disa vështirësi fillimisht. Tani po përmirësohemi dhe po tregojmë cilësinë që ka skuadra, ndaj duam të rritemi edhe më shujmë, duke nisur nga derbi”.
BROZOVIC, D’AMBROSIO E VRSALJKO – “Kanë qëndruar në Milano për të punuar, për Vrsaljko kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Kroacinë. Brozovic po rikuperoj, ndërsa D’Ambrosio ka një problem në gju, por nuk është diçka serioze”.
KEITA – “Të gjithë mund të përmirësohen. Ai vjen nga Botërori, i duhet pak kohë për të rigjetur formën perfekte, sepse erdhi në ditët e fundit të merkatos dhe nuk ishte shumë mirë. Jam i bindur që do rezultojë një blerje e shkëlqyer, e kemi studiuar mirë”.
ICARDI – “Spalletti nuk ka nevojë për dhurata, sepse ka edhe 3 vite kontratë dhe nuk përjashtohet të vazhdojmë më gjatë. Rinovimi i Icardi-t? Duam t’ia rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën, kemi gjetur bashkëpunim dhe koha është mëse e mjaftueshme, duke parë që Icardi ka edhe 3 vite kontratë. Brozovic? Rinovimi i tij është thuajse çështje e kryer”.
PAQUETA’ TE MILANI – “Ne jemi në fazën e vëzhgimit të talenteve, si gjithmonë. Po punojmë shumë me skautingun, nëse do kemi mundësinë të përmirësojmë skuadrën në janar, do të veprojmë, sepse pronarët e klubit janë shumë të ndjeshëm në këtë drejtim”.
MODRIC – “Jo, në janar është e pamundur. Shohim edhe merkaton e lojtarëve në fund kontrate dhe e dimë ku të kërkojmë, por kryesorja për merkaton e ardhshme do të jetë cilësia”.