Limë, 28 korrik – Majtisti Pedro Kastiljo dha betimin so presidenti I pestë I Perusë në tre vitet e fundit, në 200-vjetorin e pavarësisë së vendit, duke premtuar fund të korrupsionit dhe kushtetutë të re.
“Betohem në Zotin, familjen time, fshatarët, njerëzit autoktonë, ronderosët (patrullat fshatare), peshkatarët, profesionistët, fëmijët, adoleshentët, se do të shërbej si president i republikës”, deklaroi mësuesi 51-vjeçar i fshatit.
Ai shtoi se do të punojë për vend pa korrupsion dhe për kushtetutë të re.
Pedro Kastiljo nga Partia majtiste e Perusë së lirë fitoi në zgjedhjet presidenciale në Peru me 50,125 të votave, pas numërimit 100-përqindësh të votave. Sipas komisionit zgjedhor, për Kastiljon votuan 8.835.579 votues.
Kundërshtari i tij, Keiko Fuxhimori, i cili kandidoi në emër të Partisë popullore në pushtet, fitoi 49,875 për qind apo 8.791.521 vota.