Shkup, 29 shtator – Nga shtrati i Vardarit sot janë nxjerrë disa goma të automjeteve në aksionin që u zbatua tek rrjedha nën urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit.
Aksionin e ka organizuar nisma qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me polumbarë të “Akuatek” nga Ohri, shoqata speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe shoqata “Ribar 2011”.
Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator.
Nga kjo nismë qytetare i bëjnë apel qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet.