Nga Londra në New York për 20 minuta (FOTO)

23

Një aeroplan i gjeneratës së re mund të transportojë pasagjerë nga Londra në New York për vetëm 20 minuta, sipas dizajnerit kanadez Charles Bombardier. Ai thotë se kjo fluturake mund të jetë deri në 10 herë më e shpejtë se aeroplani Concorde. Aeroplani supersonik i quajtur Antipode do të përdorë teknologji të testuar nga NASA dhe do të mund të arrijë shpejtësi deri në 25 mijë kilometra në orë, përderisa një aeroplan udhëtarësh Boeing 747 mund të arrijë shpejtësi ‘vetëm’ deri në 917 kilometra në orë. Inxhinieri Bombardier u tha gazetarëve se ideja që të ekzistojë një mjet transporti që të dërgon për 20 minuta rreth rruzullit tokësor e ka shtyrë që të dizajnojë Antipodin. Aeroplani më i shpejtë i udhëtarëve i prodhuar deri më tani është ai i presidentit amerikan, Air Force One, me të cilin një orë fluturim kushton rreth 200 mijë euro.

 

Comments are closed.