Beograd, 1 prill – Ka vdekur sot sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Mjedisit Jetësor, Branisllav Bllazhiq, i cili ishte pozitiv në koronavirus.
Këtë për “Blic”e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Mjedisit Jetësor.
Blazhiq është nga Kikinda, qytet që është një nga vatrat e epidemisë së koronavirusit në Serbi, por ka jetuar dhe punuar në Beograd me vite të tëra. Ai u shtrua në spital në Klinikën Infektive në Beograd.
Ai është një nga themeluesit e Partisë Progresiste Serbe dhe anëtar i presidencës së SNS.