Sukseset e këngëtares shqiptare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur.
Sot, në një nga ‘billboard’ në ‘Times Square’ të Nju Jorkut është shfaqur fotografia e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan lajmi.net, pwrcjellw gazeta KOHA.
Ky imazh i saj është bërë për reklamën e sponsoruar nga platforma muzikore “Spotify”, për të promovuar artisten 23 vjeçare si “Artistja e re më e mirë”, në ndarjen e çmimeve të “Grammy Awards 2019”.
“Nga Kosova në Britaninë e Madhe, për tu nominuar për çmimin artistja e re më e mirë”, shkruhej në ‘billboard’.
Këtij suksesi të madh të Duas i janë gëzuar edhe personazhet e famshme shqiptare, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar këtë imazh të Dua Lipës në rrjetin e tij social, Facebook, i cili e falënderon atë.
Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify:
“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë”.
Faleminderit Dua 🙏
RH”, janë fjalët e Haradinajt. /Lajmi.net (koha.mk)