Uashington, 2 shkurt – Numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 305, ndërkaq është regjistruar edhe rasti i parë i vdekjes jashtë Kinës – në Filipine, ku ndërroi jetë një shtetas kinez (44) nga Vuhani, nga ndezja e rëndë e mushkërive.
Dukuria e virusit është konfirmuar në mbi 25 vende në botë, ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 14.300, transmeton CNN.
Një numër i madh i vendeve organizuan transport ajror për qytetarët e vet të cilët për momentin ndodhen në rajonet ku u paraqit virusi, ndërkaq po vendosen edhe masa të tjera preventive, siç janë karantina dyjavëshe dhe ndalesa për fluturime drejt Kinës.
Kryeministri kinez, Li Keçijang u bëri thirrje prodhuesve ta rrisin prodhimin e pajisjes mjekësore, të nevojshme për kontroll të virusit dhe paralajmëroi se shitoret nuk guxojnë të jenë të mbyllura.
Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve janë në provincën Hubei dhe kryeqytetin Vuhan, ku u paraqit virusi.