Antonio Konte e tha në menyrë drejtpërdrejtë se Ivan Perisiç nuk është lojtari ideal për skemën që ai ka në mendje. Një deklaratë, e cila në një farë mënyre e largon kroatin nga Interi. “Calciomercato.com”, raporton se klubi zikaltër ka në “skaner” katër lojtarë për të zëvendësuar Perisiçin.
Emri më i përmendur në ambientin zikaltër ka qenë Aleksander Kolarov, të cilin Interi e ka kërkuar që në muajn qershor nga Roma.
Mateo Darmian dhe Emerson Palmieri janë dy lojtarët e tjerë që Interi, po vëzhgon në Premier Ligë. Nëse për Darmian gjërat janë të thjeshta, për Emerson Palmierin, Interi do ta ketë shumë të vështirë, pasi Çelsi është me merkato të bllokuar dhe nuk mund të shesë lojtarët.
Filip Kostiç është emri i fundit që po ndjek momentalisht Interi. Serbi 26-vjeçar i Frankfurtit bëri një sezon të shkëlqyer në Bundesligë dhe ndiqet nga jo pak skuadra.