Milan duket se i ka planet e qarta për në merkaton e verës. Kuqezinjtë kërkojnë një sulmues anësor për krahun e djathtë, ku Suso nuk po bind më. Sipas asaj që raporton ditën e sotme “Corriere dello Sport” Leonardo dhe Maldini i kanë ngritur “piktetat”.
Do të jetë një rikthim në Itali dhe ai quhet Zherard Delofeu. Aktualisht pjesë e Uatfordit në Angli ku po kalon një formë të shkëlqyer. Edhe spanjolli nuk e fsheh dëshirën për tu rikthyer. Në rast se nuk arrihet te spanjolli, atëherë Sent-Maksimin i Nicës prenton shumë për të ardhmen, megjithëse do të jetë një bast.