Massimiliano Allegri fryn sot 53 qirinj. Dhe, në kulmin e pjekurisë së tij profesionale, toskani po kërkon një aventurë të re për t’ia filluar sërish. Kështu, arkivimi i aventurës së lumtur me Juventusin përfundoi tërësisht më 30 qershor. Kjo do të thotë se, me skadimin e marrëdhënies së punës me “Zonjën e Vjetër”, një e ardhme pret për t’u shkruar. Në sfond, një stol italian ose i huaj. Duke menduar, natyrisht, për të qenë në krye. Ja pesë mundësitë për trajnerin kampion me Milanin dhe Juventusin.
Roma
Verdhekuqtë, duke nisur epokën e re të Friedkin, shpejt do të duhet të vendosin nëse do t’i besojnë Paulo Fonseca apo do të zgjedhin një drejtues të ri teknik. Nëse do të ndodhte kështu, në mënyrë të pashmangshme, ambiciet e kryeqytetasve mund të ktheheshin me vendosmëri ndaj Max, i cili, nga ana e tij, e kishte prekur tashmë Romën në kohën para se të zgjidhte Milanin. Ishte Adriano Galliani, ai që bllokoi “tymin e bardhë” në kryeqytet, duke e marrë trajnerin toskan te kuqezinjtë.
Interi
Tension i lartë me Antonio Conte. Nëse trajneri salento do të largohej, zikaltrit me shumë mundësi do të ktheheshin tek Allegri. Në këtë drejtim, përtej mohimeve të zakonshme, disa kontakte tashmë janë inskenuar. Sponsori luksoz? Beppe Marotta, ai që pati mundësinë të punojë së bashku me trajnerin toskan, me rezultate të shkëlqyera, në radhët e Juventusit.
Barcelona
Quique Setién së shpejti mund t’i paketojë valixhet. Ai ka një marrëdhënie joideale me senatorët e Barcelonës, ka ide të tjera tekniko-taktike. Me pak fjalë, Blaugrana-t në të vërtetë mund të ndryshojë trajnerin e tyre dhe, në tokën katalanase, profili i Allegri mund të kombinonte menaxhimin e grupit me rezultatet në mënyrën më të mirë të mundshme.
PSG
E ardhmja e Thomas Tuchel varet nga Liga e Kampionëve, përtej trofeve vendas, në Francë. Sepse, në ato anë, deri tani, fitoret shtëpiake nuk janë më lajm, as tërheqin kënd. Sytë e parisienëve janë përqendruar ekskluzivisht në Evropë, me pengesën shumë të vështirë për t’u kapërcyer në çerekfinale, Atalanta. Në rast të “nokaut”-it, Allegri mund të bëhet një nga kandidatët më prestigjioz, për ta marrë drejtimin menjëherë në “Parce des Princes”.
Ende pushim
Një skenar anakronik, pa dyshim, veçanërisht duke pasur parasysh potencialin e Max, i cili konsiderohet nga shumica e njerëzve si një nga trajnerët më të rëndësishëm në shkallë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, megjithatë, Allegri është në kërkim të një projekti që e bind plotësisht atë. Asnjë akord nuk mund të ketë, pa një besim të fortë pas tij. Ndalohet bjerrja e besueshmërisë së ndërtuar te Juve, për t’u shfrytëzuar në mënyrën më të mirë te “martesa” e ardhshme.