Agjencia e njohur argjentinase e lajmeve, “Telam”, ka bërë të ditur se Mauro Icardi ka marrë një ofertë të bujshme.
Sulmuesi ka dëshirë të qëndrojë tek Inter-i dhe ka qenë i qartë në lidhje me këtë, por ku i dihet nëse do të pranonte ofertën e një Inter-i tjetër, atë të Miami-t, që e do argjentinasin në MLS për kampionatin 2020, kur klubi do të jetë zyrtarisht pjesë e kompeticionit.
Pronari i Inter Miami-t është David Beckham (i vënë në shënjestrën e avokatëve zikaltër për emrin e klubit), i cili po kërkon të ndërtojë një ekip yjesh dhe ka menduar për interistin. Sipas shtypit argjentinas, legjenda e futbollit anglez ka kontaktuar stafin e futbollistit.
Emrat e tjerë për të cilët interesohet Inter Miami janë Luis Suarez, James Rodriguez dhe Antonio Valencia.