Një turist rus, 27 vjeçar, u arrestua në aeroportin e Balit, në Indonezi, pasi agjentët e doganës i gjetën në valixhe një organutang 2-vjeçar, të narkotizuar. Andrei Zhestkov, i cili rrezikon për momentin 5 vjet burg dhe një gjobë prej 7 mijë dollarësh për “trafik të specieve të mbrojtura”, ka rrëfyer se e ka blerë kafshën për 3 mijë dollar nga një mik, i cili e kishte blerë në një markatë rruge në Giava.
Zhestkov, në valixhen e të cilit, doganierët gjetën edhe mbulesa fëmijësh dhe qumësht për të sapolindurit, me qëllim që t’i shërbenin majmunit, shpjegoi se qëllimi i tij ishte të çonte kafshën në Rusi për ta mbajtur për shoqëri. Orangutangët janë një specie në rrezik kritik, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, me vetëm 100 mijë ekzemplarë të mbetur në të gjithë botën. Sidomos në Indonezi, këto kafshë vriten dhe kapen me ritme të papërballueshme, si nga kontrabanduesit, si nga punëotrët që shpyllëzojnë pyjet për të kultivuar palmat për vaj.