Ankara, 25 qershor – Nga gjithsej 600 vende të deputetëve në Parlamentin turk, 78 do t’u takojnë femrave, tregojnë llogaritë në bazë të rezultateve jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Turqi, të cilat u mbajtën dje.
Në vitin 2015, në përbërjen parlamentare kanë hyrë 74 gra, prej gjithsej 550 vendeve.
Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit, e Rexhep Taip Erdoganit, siguroi mandate për 39 gra në zgjedhjet e fundit. Partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane, do të përfaqësohet nga 14 gra, ndërsa Partia prokurde Demokratike e Popujve – 19.
Vetëm tre nga deputetët do të jenë nga Partia për aksion nacionalist, e po aq do të ketë Partia e Mirë. Këtë e tregojnë llogaritë në bazë të rezultateve jozyrtare.