Paulo Dybala po përjeton sezonin më të komplikuar që kur ka mbërritur te Juventusi. Ai shënon më pak, nuk ka arritur ende shifra të dyfishta në këtë drejtim, ndërsa pozicioni i titullarit ka filluar të vihet në diskutim. Po kështu, edhe siguria e tij për të ardhmen bardhezi.
Sipas “Corriere dello Sport”, argjentinasi ka shumë tifozë, mbi të gjitha nga klubet jashtë Italisë. Këtu përfshihen emra si Manchester City, Real Madrid, Liverpool dhe Bayern Munich. Madje, bavarezët ka disa kohë që e kanë vendosur “Joya”-n në krye të dëshirave për rindërtimin e skuadrës.