Shkup, 15 shkurt – Mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë me temperatura deri më 15 gradë, paralajmëron për ditët në vijim Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të mbesin nën zeron, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në 13, ndërsa të dielën deri në 15 gradë.
Nga e hëna sinoptikanët paralajmërojnë mot edhe më të ngrohtë me rritjen e temperaturave ditore për dy deri në tre gradë. (koha.mk)